Ndeshja mes Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë është shënuar me plot incidente.
Pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin pas një penalltie në favor të Elbasnit në minutën 5′, dhuna është përhapur dhe jashtë fushe.
Kështu pas ndeshjes e cila përfundoi 1-1 nuk është pritur mirë nga sportdashësit elbasanas.
Si hakmarrje ndaj ekipit pogradecar është goditur autobusi i KF Pogradecit para hyrjes në Librazhd, nga një mjet BMW duke i thyer xhamin.
Ndërkohë, Policia është vënë ndjekje të mjetiti BMW i cili ka ikur drejt Elbasanit.
Dhunë u shënua edhe dje në ndeshjen Gramshi-Valbona ku presidenti i ekipit vendas goditi me grusht arbitrin, ndërsa ndeshja u ndërpre përfundimisht. /G.D /