Skip to content

VIDEO/ Digjen 4 banesa në Shkodër, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen Dudas të Shkodrës, gjatë natës. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje, ndërhynë 5 zjarrfikëse, ndërsa flakët u përhapën dhe në banesa të tjera aty afër. Si pasojë flakët dogjën katër shtëpi.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike si pasojë e instalimeve të vjetra në banesë. Gjithashtu në zonë ndodhej edhe policia. Ndërsa po punohet për zbardhjen  e plotë të ngjarjes