Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”. Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku kane qene banoret te cilet kane njoftuar forcat zjarrefikese.Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re