Nikolin Hubaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri me 2 plumba në këmbë ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta.

Nikolin Hubaj është aktualisht punonjës te burimet njerëzore në hidrcentralin e Komanit si edhe anetar i keshillit bashkiak ne Vaun e Dejes, ndërkohë ai më parë ka mbajtur postin e Kryetarit të PS-së për Vaun e Dejës. Deri më tani policia nuk e ka bërë të qartë nëse ngjarja ka ndodhur për detyrën e mëparshme apo për atë aktuale.

Rikujtojmë se në vitin 2015, Nikolin Hubaj përplasej në ambientet e jashtme ku u mbajt një takim tepër i tensionuar me ssocialistëve të Shkodrës, kur drejtonte Ditmir Bushati.

Në mjediset e jashtme një debat është zhvilluar edhe mes Ernest Palukut kordinator në Vau Dejës dhe kryetarit të PS atje Nikolin Hubaj ku Paluku pretendon se nuk është njoftuar për takimin.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re