Vijon puna në selinë e Partisë Demokratike për çmontimin e dyerve të blinduara, të vendosura nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, sasi të mëdha hekuri janë vendosur për blindimin e dyerve në PD, ndërkohë që puna për heqjen e tyre ka nisur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që njohu Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Pamjet tregojnë disa burra që me vështirësi zhvendosin dyert e blindura, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha tha se selia do ti kthehet më në fund demokratëve.

Dyert e blinduara u vendosën në PD përpara protestës së 8 Janarit, të thirrur nga Berisha, e cila kishte për qëllim largimin e Bashës nga selia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re