Në protestën që u zhvillua këtë pasdite në Tiranë, kundër vaksinimit të detyrueshëm, ishte dhe një i ri i pranishëm, i cili solli me dokumente dëshmitë e vaksinimit të dy prindërve të tij, të cilët dje kishin dalë pozitiv me Covid.

I riu tha se kjo është dëshmi reale që vaksinat nuk mbrojnë nga infektimi, dhe ato bëhen për të marrë jetën e qytetarëve, dhe për të komanduar veprimet e tyre.

“Dua thjesht t’ju vërtetoj që vaksinat nuk janë për tiu mbrojtur, por për tiu marrë jetën. Ky është testi i babait tim, që e ka bërë dje, këto janë vaksinat që babai im ka bërë në Prill, Pfizer. Kjo është nëna ime që ka bërë Astra Zenecës, dhe pas dy muajsh dje ka dalë pozitive. Kështu që ju që keni bërë vaksinat dhe ju që keni ndërmend ti bëni, nuk e di se çfarë faktesh të tjera doni që ato nuk janë për t’ju mbrojtur por për t’ju marrë jetën dhe për t’ju komanduar”, u shpreh i riu.

Lexo edhe lajmin:

“Nëse nuk zgjohen shqiptarët, bëhuni gati për gjëra të tmerrshme”, Goxhaj dhe Çako thirrje në protestë: Fuqia jonë janë numrat, shmanguni nga provokimet (Video)

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re