Një histori e trishtë vjen nga Durrësi, aty ku një familje prej gati 20 vitesh po kujdesen për fëmijën e tyre.
Çifti Aliaj tregon peripecitë që kanë kaluar prej këtyre viteve teksa sot djali i tyre 42-vjeç, dergjet në shtrat prej mëse 20 vitesh.
Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën i duhet të bëjë shpesh vizita, por për familjen Aliaj, janë të papërballueshme.
Për këtë arsye prindërit e tij bëjnë apel, që kushdo që ka mundësi ti ndihmojë, në mënyrë që djali i tyre të vizitohet, madje nëse është e mundur, ta çojnë edhe jashtë për një mjekim të specializuar.
Nëna: Kam 20 vjet me këtë çun të sëmure, kemi qenë në Përmet. Atje e vizituam dhe doktorët na thanë se do një klimë bregdetare dhe erdhëm këtu e vizituam, keqësohej edhe më shumë, mori një infeksion të rëndë.
Nga Përmeti e cuan në Gjirokastër.
Në 4 të mëngjesit nuk priste puna, ia hoqën infeksionin në Tiranë, 1 muaj e gjysëm në spital, pastaj e shtruam prap në Durrës 15 ditë.
Ka 20 vjet që dergjet në krevat, shkojmë ne , unë për vete jam e sëmurë, edhe shikim nuk kam. Nuk ha dot as ushqimin e tij. Do kujdes ai, edhe duart po i mblidhen. Të vënë dorën në zemër të na ndihmojnë, se ne jemi afër vdekjes.
Të ketë dicka për veten e vet. Kam marrë ilace por do vizita, nuk kemi mundësi, ka një pension që ia ka lidh shteti, ai po na mban edhe neve, nuk i del as për panolina, për asgjë, është i sëmurë, do gjëra se është i sëmurë. Po bëjmë 20 vjet pas këtij këtu.
Ta cojmë ta vizitojmë, ca do na thonë mjekët, për ta cuar edhe jashtë, se nuk e dimë ca do bëhet.
Doktorat na kanë thënë që e operuam, nga e keqja shpëtoi. Pas operacionit mezi iu mbyllën plaget, asnjë ndihmë tjetër nuk kemi. Ta vizitojmë, ta shikojmë, me ambulancë. S’kam mundësi tjetër, jemi në një hall të madh që ca të themi.
Babai: 30 vjet që u shfaq sëmundja në fillim, na thanë që është dobësi nervore, e shtruam po pastaj e nxorrën. Në moshën 25 vjec u bllokua, tani është 42 vjeç, nuk lëviz fare.
Jashtë shtetit na kanë thënë por pastaj na thanë se s’kemi siguri se i ka indet si fije peri. Sa po vjen edhe po bllokohet.
Është shumë e vështirë, edhe gruaja është sëmurë nuk kujdeset dot.
Për të gjithë ata që kanë mundësi financiare, mund të ndihmojnë familjen Aliaj në këto llogari bankare:
Nr Llogarisë: 0001608094
Monedha: ALL
IBAN: AL46 2021 1006 0000 0000 0160 8094
Nr Llogarisë: 0011608094
Monedha: EUR
IBAN: AL31 2021 1006 0000 0000 1160 8094
Nr Llogarisë : 0031608094
Monedha : GBP
IBAN: AL98 2021 1006 0000 0000 3160 8094
Nr Llogarisë :0021608094
Monedha : USD
IBAN: AL16 2021 1006 0000 0000 2160 8094
…
/faxweb
