Nuk ka fjalë për të përshkruar tragjedinë që përjetoi familja dhe i gjithë komuniteti lokal në Zakynthos, me vdekjen e një “engjëlli” dyvjeçar nga sulmi i një qeni.

Siç u bë e ditur, nëna me origjinë britanike dhe babai me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në Agios Leontis, Zakynthos, u arrestuan, siç kërkohet me ligj, ndërsa po shqyrtohet nëse ka pasur neglizhencë në kujdesin ndaj fëmijës dhe në menaxhimin e qenit.

Sipas informacioneve të mediave greke, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë, dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cili e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Qeni ishte endacak; e kishim marrë sepse njerëzit në fshat shqetësoheshin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar, dhe më pas hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, rrëfeu babai.

Prindërit e çuan djalin në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta shpëtuar, por për fat të keq nuk ia dolën dot.

Ky është qeni që sulmoi tragjikisht fëmijën:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re