Zv.Ministrja e Shëndetësisë në komunikimin mbi situatën e Covid-19 përmendi edhe qytetin e Vlorës si një nga qytetet ku janë hasur raste me variantin Delta, edhe pse kjo nuk konfirmohet nga drejtuesit e shëndetësisë së Vlorës.

E në dyshimet e qarkullimit të variantit Delta, në fakt qytetarët dhe turistët nuk janë aspak të ndikuar. Jeta në qytetin e Vlorës vijon normalisht, madje më shumë se kurrë janë harruar masat parandaluese dhe ajo çfarë pandemia na mësoi.

Mijëra turistë, në rrugët e shëtitoret e qytetit, grumbull ose jo, shijojnë orët e mbrëmjes. Po ashtu është situata edhe në baret e restorantet e qytetit. Turizmi në këtë fund korriku po prek kulmin e shifrave krahasuar me dy vitet e fundit.

Këto pamje, të qytetit plot me lëvizje në mbrëmje janë të njëjta me ato të plazheve gjatë ditës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re