VLORË- Situata në vendgrumbullimin e mbeturinave në qytetin e Vlorë këtë të mërkurë duket më e qetë, megjithatë ka ende vatra të vogla aktive zjarri, të cilat ndizen si rrjedhojë e erës.
Forcat zjarrfikëse thirren sa herë që ka vatra aktive që rrezikojnë ndezjen.
Tymi, i cili vjen nga fusha e mbetjeve mbetet ende problem. Ndërkohë janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në fshatrat Çeprat dhe Risili pas problematikes se krijuar mbrëmjen e djeshme./n.m.