Banorët e fshatit Perondi në Kucove janë ngritur në shenjë proteste për kanalin e ujrave të zeza problem që ekziston prej vitesh.

Kanali ujërave të zeza përshkon fshatin Perondi shpesh kur ka reshje pērmbyt tokat dhe banesat mbushen me fekale.

Banorët shprehen se ky problem ka shumë se 8 vite që nuk zgjidhet. Banorët thanë po ashtu se kanë frikë për shëndetin e fëmijëve pasi kanali me mbetje të ujërave të zeza mbartin edhe përbërje acide toksike, të cilat në këto temperatura të larta janë burim infeksioni.

Ata apelojnë për ndihmë nëpërmjet medieve, pasi rrezikohet epidemi dhe sa herë të ketë reshje do të ketë përmbytje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re