Një prej familjave të mbetura pa shtëpi nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit është akomoduar sot në banesën e re. Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë qenë prezent gjatë futjes në shtëpi të familjes së prekur nga tërmeti, ku i kanë shoqëruar ata nga rruga deri brenda.

Por gjatë ngjitjes së shkallëve, Edi Rama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliaj, që nesër në orën 4 e 30 në mëngjes muret të ishin të lyer.

Rama është treguar i ashpër me Veliajn dhe nuk i ka pranuar asnjë justifikim, por i kërkoi zbatimin e urdhrit të tij.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

Replikat në minutën: 11:15 dhe 24:24

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re