Skip to content

VIDEO/ “Do të goditet veç po s’e shpoi plumbi”, kur Berisha shpjegonte më mirë se Arben Imami 21 Janarin: Ja plani si do vritej Edi Rama

Përplasja Basha-Berisha ka degraduar në një fazë ku ish dyshja ka nisur t’i nxjerrë mëkatet njëri-tjetrit duke adresuar një sërë akuzash dhe kundër akuzash.

Një prej tyre është edhe ngjarja tragjike e 21 Janarit ku u ekzekutuan 4 protestues të pafajshëm dhe mbetën të plagosur dhjetra të tjerë.

Teksa për këtë ngjarje pritet drejtësi, Berisha dhe Basha kanë nisur t’ja faturojnë njëri-tjetrit përgjegjësinë duke nxjerrë në skenë edhe ish ministrin Arben Imami të cilit si për çudi ju kujtuan disa detaje të pathëna pas më shumë se 1 dekade.

Në vazhdën e sulmave ndaj Bashës, Berisha ka harruar një deklaratë ku flet pikërisht për 21 Janarin dhe sesi ai kishte paralajmëruar për atë çka kishte menduar të bënte.