Rikthehet në News 24, emisioni LOG i gazetarit Endri Xhafo. Me intervista të thelluara dhe panele debati, programi do të analizojë aktualitetin politik, ekonomik e social të vendit, katër herë në javë, nga e hëna në të enjte ora 21:00.
Sonte programi trajton në mënyrë të veçantë sulmin ndaj News 24 dhe Panorama Group. Çfarë ndodhi mes datave 9, 10, 11 dhe deri në 18 gusht me News24 dhe Panorama Group?
