VLORË– Në Vlorë ka nisur puna për të goditur të gjithë mjetet lundruese, të cilat nuk rezultojnë të regjistruara sipas kushteve ligjore.

Në këtë kuadër, janë bllokuar dy mjete lundruese, përkatësisht një skaf, i cili nuk dispononte dokumentacionin e rregullt për lundrim në ujë dhe një mjet lundrues “flluge” pasi ishte futur në një zonë tek e cila ndalohej peshkimi.

Autoritetet pas bllokimit të skafit kanë aplikuar një gjobë prej 200 mijë lekësh ndaj poseduesit të tij, ndërsa ka nisur punën për verifikimin e rasteve të tjera abuzive. Sakaq, mjetet lundruese janë bllokuar në vendin e quajtur si SPK Triport Vlorë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re