Drashovica, fshati që gjendet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës, në vitin 2018 u shpall pjesë e projektit 100 fshatrat.

Sot më shumë se 3 vite më vonë, në Drashovicë asgjë nuk ka ndryshuar. Fshati vijon të jetë me rrugë plot gropa e baltë, pa ndriçimin dhe më shqetësuese me urën e fshatit drejt rënies.

Mungesa e investimeve në fshatin me 300 familje ndihet prej vitesh, edhe pse fshat me histori dhe fshat i dekoruar si “Nder i Kombit”.

Banorët e Drashovicës ankohen për kushtet, por alarmante për ta është Ura që lidh fshatin me rrugën kryesore. Sipas tyre degradimi i këmbëve të urës ka ardhur për shkak të gërryerjes e inerteve të shtratit të Lumit Shushica dhe nga automjetet e rënda të gurores që kalojnë në të.

Banorët thonë se janë ankuar shpesh për situatën. Por askush nuk u kushton rëndësi

Si është gjendja?

Deri tani ka ujë të pijshëm, janë rregulluar kanalizimet, rrugët nuk janë dhe aq mirë.

E kemi vënë në dijeni dhe kryeplakun dhe kryetarin e Bashkisë për gjendjen, prurjet e shiut e kanë shkatërruar urën këtu. Nëse kjo ura prishet, bazamenti, bllokohemi fare se të gjitha punët i kemi nga ana tjetër.

Shembja e urës së ujësjellësit ishte vitin e shkuar. Në rast se shembet dhe kjo, jemi të izoluar sepse kanë hequr zhavorrin dhe kanë kaluar mbi të makina të tonazhit të lartë me gurë e inerte.

Do fluturojmë matanë si zogj, bashkia e Selenicës duhet të marrë masa urgjente.

–Drashovica pjesë e projektit, a është bërë ndonjë investim?
Nuk janë hedhur sytë fare, rrugët skandaloze.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re