Faxnews ka bërë një vëzhgim në tregjet e Tiranës në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.

Qytetarët shprehen se për ta janë të papërballueshm.

Kjo rritje rëndon më tepër xhepat e pensionistëve të cilët ankohen se me 150 mijë lekë nuk mund të përballojnë shumë shpenzime teksa thonë se qeveria do të fitojë në kurriz të popullit.

“Çmimet sic i shini vetë, periudha është e tillë, që sa del nga dimri, janë të larta. Nuk e kam parë cmimin e vezës po aty aty, 200 lekë një kokërr vezë. Uji është bërë 1200, të rritet 20 %, janë mashtrime se s’ka mundësi tjetër. Kuptohet që pensioni nuk del, për këtë periudhë jo”- u shpreh një qytetar.

“Me 30 mijë lekë, 1 mijë lekë në ditë, me marrë një bukë, aq, bjeri qemanes pastaj, le të ha një muaj Edi Rama me pensionin që marr uë, turp ti vijë e del pa pikë turpi, edhe nënën ia njoh. Uji jo nuk është rritur. Flas për keto të tjerat”– ka thënë një tjetër.

“Shih ca kam marrë, gjysmë kile mollë, 1 kile qepë. 170 ka shkuar veza, duan të fitojnë në kurriz të popullit, 150 mijë lekë marrim. Të paguajmë drita, ujë”– u shpreh një pensioniste për Faxnews.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re