Në foltoren e tij, Sali Berisha bën përgjegjës Lulzim Bashën edhe për djegien e mandateve dhe nxjerrjen e PD-së nga Parlamenti.

Ai thotë se i ka kërkuar llogari Bashës në grup parlamentar, pse e ndërmori këtë veprim.

Por në fakt, atëhere Berisha shprehej ndryshe.

Berisha ka qenë i pari që kërkonte publikisht djegien e mandateve dhe daljen nga Parlamenti.

Ndërsa tani, pasi Basha e përjashtoi nga PD, thotë të kundërtën.

Vetëm se e ka me zë dhe figurë që ka qenë ai frymëzuesi për daljen nga Parlamenti dhe djegien e mandateve.

Ndaj tani maksimumi mund të gënjejë ndonjë militant të verbër të tij, se vështirë se e beson njeri përrallën se ai paska qenë kundër akteve radikale të Lulzim Bashës./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re