Ka rinisur ditën e sotme transporti publik, si brenda qytetit, po ashtu edhe ndërqytetas, ndëra pasagjerët do të jenë të detyruar që të përdorin maska dhe doreza për të udhëtuar.

Në një vëzhgim të Fax News në terminalin e autobusave dhe furgonëve që nisen drejt veriut ishte edhe deputeti Selami Jenisheri.

Gjatë një prononcimi për Fax News, deputeti tha se po priste furgonin sepse do të shkonte në një proces gjyqësor Lezhë.

“Do të iki në Lezhë se kam një proces gjyqësor në Lezhë, do të iki me autobus. Pres deri në orën 10 sepse shofërët janë seriozë dhe respektohet orari. Unë kryej detyrën time. Respektoj masat.”- tha Jenisheri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re