Ujërat e Vjosës bllokuan brenda shtëpisë së tyre në Vlorë një çift të moshuarish të cilët më pas u shpëtuan nga grupi operacional.

Fax News ka siguruar pamjet e momentit të shpëtimit të një prej çifteve të të moshuarve në Vlorë. Zonja së bashku me bashkëshortin e saj, është shpëtuar vetëm mëngjesin e sotëm, pasi kaluan gjithë natën mbi çatinë e banesës së tyre. Ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke u dridhur nga të ftohtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re