Ditën e sotme, fermerët kanë në një protestë në të cilën kanë kërkuar që qeveria tu kompensonte humbjet e pësuara nga fara e cila u nxorr si e dëmshme nga ana e Autoritetit Kombëtar Ushqimor.

Ajo çfarë ra në sy gjatë protestës ishte edhe një pankartë e vecantë e përgatitur nga vetë fermerët që protestonin ku shfaqet piktura e të pasmeve të një gruaje dhe disa njerëz duke u zvarritur përgjatë këmbëve të saj. Domethënia e saj është shpjeguar nga vetë fermeri i cili e mbante këtë pankartë.

“Kjo pankartë do të thotë që këtu poshtë është populli dhe këtu lart është ministria e bujqësisë. Kjo është domethënia e pankartës, kjo këtu është ministra e Bujqësisë, ja populli që zvarritet. Tërë kohën duke u zvarritur”– u shpreh fermeri.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re