Qytetarët e Durrësit në përgjigjie të thirrjes për të protestuar kundër rritjes së çmimeve janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, në rrugët kryesore të qytetit, ka pasur një fikje të makinave në vend duke bllokuar qarkullimin në të gjithë qytetin. Ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët janë mbledhur ashtu siç ishte planifikuar në rrjetet sociale duke bllokuar të gjithë rrugët që mundësojnë lëvizjen në sheshin kryesor të Durrësit.

Ashtu si në Tiranë, Durrësit duket të jetë qyteti i dytë me reagimin më të madh të njerëzve të cilët indinjatën e tyre e kanë shprehur duke u grumbulluar masivisht kundër rritjes së tejskajshme të çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko