Skip to content

Dy ditë para protestës së 20 shkurtit, Ilir Meta shfaqet duke bërë palestër! Ja mesazhi që përcjell

 

Dy ditë para protestës së opozitës së bashkuar më 20 shkurt, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në palestër duke bërë stërvitje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta uron i uron të gjithëve mirëmëngjes dhe me një të dielë aktive.

“Mirëmëngjes të dashur miq. Ju uroj të gjithëve një të diel aktive”, shkruan kreu i PL-së.

Kujtojmë që Partia e Lirisë është pjesë e Konfederatës  së Opozitës, e cila u institucionalizua ditën e premte, ku në emër të kësaj force politike merrte pjesë Petrit Vasili.

Ndërkohë vetë Ilir Meta i pyetur në lidhje me protestën e 20 shkurtit, ka deklaruar pak ditë më parë se mbështet çdo protestë.

“”