Skip to content

VIDEO/ Dy gola në “frymën e fundit”, Milani shkon me fitore në derbi

69a4352b788a0.r d.1500 1069 2373


Milani shkon me fitore në derbin ndaj Interit. Kuqezinjtë triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Cremoneses, në duelin e javës së 27-të në Serie A.

 

Skuadra e Massimiliano Allegrit, iu fal dy golave të shënuar në fund, për të marrë 3 pikë të arta.

 

Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet.

 

Në pjesën e dytë, Milani shtoi forcat në sulm, por ndeshjen e zhbllokoi një mbrojtës. Strahinja Pavlovic shënoi me kokë në minutën e 90-të, duke bërë që të shpërthejë festa.

 

Rafael Leao dyfishoi shifrat, pas një kundërsulmi vrastar, për të vulosur takimin.

Me këtë sukses, Milani mban vendin e dytë me 57 pikë, 10 më pak se Interi kryesues, me të cilët përballen javën e ardhshme.