Një infermiere në Mbretërinë e Bashkuar, ka shpërthyer në lot, pasi supermarketi ku ka vajtur të blejë ushqime, është i boshatisur.

Ajo ka përfunduar një turn 48 orësh dhe ka dashur të blejë ushqime në mbrëmje, por raftet janë boshatisur, sepse njerëzit në panik nga koronavirusi, po blejnë më shumë ushqime se ju duhen. Infermierja bën apel, që kjo sjellje të ndalet, pasi njerëzit si ajo, që kujdesen për pacientët në momente të vështira, kanë mbetur pa produktet më bazike.

”Sapo dola nga supermarketi. Nuk ka fruta e perime. Fillova të qaj pak në ato momente. Jam një infermiere që sapo mbarova një turn 48 orarësh. Ne kujdesemi për ju, kur jeni në momentet tuaja me të këqija. Ju lutem mjaft!”, shprehet infermierja në videon që është bërë virale në Britani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re