Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Tiranë, në rrugën e “Kavajës”, një ndër zonat më të populluara të kryeqytetit. Një vajzë po kalonte rrugën kur papritur përballë saj vjen një makinë e tipit ‘Mercedes Benz’. Makina ecte me shpejtësi të lartë dhe pavarësisht se vajza tentoi t’ shmangej, është goditur nga automjeti.
Pamjet e mëposhtme, janë me të vërtetë therëse (shiko në pjesën e sipërme, majtas, në video)
Nga video dallohet fare qartë reagimi i atyre qytetarëve që panë aksidentin e tmerrshëm. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se vajza kishte marrë lëndime tepër serioze dhe nuk reagonte