Janë publikuar pamjet e vendit ku u gjet trupi i pajetë, i Eraldo Nevruzit, pranë fshatit Vuno.

Trupi i viktimës është gjetur pas më shumë se 24 orësh kërkime në një gurore në afërsi të fshatit Vuno.

Ka qenë vetë autori ai i cili ka treguar për vendin se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.

Ndërkohë autori i dyshuar i krimit të rëndë, Gerald Shehu, njëkohësisht dhëndri i pronares së hotelit, u ndalua ditën e krimit në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratisur nga vendi.

Ndërsa janë vendosur në pranga edhe dy kolegë të recepsionistit, Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti, të cilët akuzohet se ndihmuan autorin për të fshehur kufomën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re