E frikshmë është ajo që ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në Vorë, ku disa makina kanë ecur indietro në autostradë duke rrezikuar të kthehen në burim aksidenti.

Në videon e shpërndarë nga “Aksidente Rrugore”, shihen disa mjete mes tyre dhe një furgon të cilët ecin indietro në autostradë, ku makinat lëvizin me shpejtësi më të madhe se në rrugët e tjera, dhe në këtë mënyrë duke rrezikuar veten e tyre por dhe makinat e tjera.

“Pershendetje , shiko çfar po ndodh tani ne autostraden Vorë-Tiranë, dhjetra makina kundravajtje …“, shkruhet krahas videos.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re