Një video e postuar në mediat sociale, thuhet se tregon trupat ruse duke hedhur granata dhe duke hapur zjarr ndaj një turme paqësore në qytetin port jugor të Kherson.

Khersoni është i pushtuar nga forcat ruse, por ka pasur protesta të vazhdueshme civile që kur u bë qyteti i parë i madh që ra në duart e pushtuesve, që nga nisja e agresionit më 24 shkurt.

Qendra e Ukrainës për komunikime strategjike tha se forcat ruse hodhën granata trullosëse ndaj njerëzve që merrnin pjesë në një tubim pro-ukrainas.

Disa granata shpërthyen nën këmbët e protestuesve, pohoi ai.

Të paktën dy persona u plagosën në protesta, sipas raporteve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re