Policia Kufitare e Shëngjinit ka reaguar në lidhje me një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku shfaqet një jet ski që bën manovra të rrezikshme.

 

Policia sqaron se pamjet e publikuara nuk janë aktuale por të disa viteve më par të cilat sipas policisë kanë për qëllim nxitjen e reagimit publik.

 

 

Policia iu bën thirrje edhe mediave të mos publikojnë pamje ose lajme të pakonfirmuara.

 

 

Reagim i Policisë Kufitare Shëngjin:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re