Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit ka zbarkuar sërish në Jalë për të vijuar punën për shembjen e ndërtimeve të përcaktuara si objekte pa leje.

Sipas banorëve njoftimet nuk u kanë ardhur më herët ndërsa shprehen se këto lajmërime janë bërë në mometin e fundit. Ata thonë se u ka ardhur vetëm lajmërim dhe jo njoftim. Sipas tyre nuk jepet njoftimi në momentin e fundit por 10 ditë përpara.

“Jep njoftimin, pas 10 ditësh hajde prishe të gjithën çfarë sheh këtu. E para e punës, kjo nuk është vulë e thatë, është fotokopje. Dua njoftimin nuk dua lajmërimin. Më sill njoftimin o zotëri, pas 10 ditësh hajde prishe nëse ne nuk jemi në rregull. Jemi i 10-ti si muaj, e ke datën gabim, e ke gabim”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re