Pas xhaxhait, në një prononcim për mediat halla e të riut që u gjet i vdekur në Kolonjë ka deklaruar se Sherif Mukaj nuk kishte probleme me njeri.

Lirika Shkëmba tha po ashtu se ai u identifikua nga ccelësat e shtëpisë dhe sende të tjera personale pasi trupi i 29-vjeccarit ishte plotësisht i dekompozuar.

Sherifin e identifikuan nga çelsat e shtëpisë, telefoni, xhupi dhe një byrzylyk me shkronjën E. Policia nuk i ka lejuar familjarët ta shikonin trupin e 29 vjeçarit. Nuk kishte konflikte, nuk ngatërohej me persona të tjerë. Familjarët i dërgonin lekë nga Amerika. Merrej vetëm me punët e tij në shtëpi. Edhe policia na ka thënë që nuk është problematik“-tha halla e të ndjerit.

Kujtojmë se Sherif Mukaj rezultonte i zhdukur prej nëntorit të vitit të kaluar dhe denoncimin në polici e kreu i ati i tij. Familjarët janë të shokuar me ngjarjen pasi sipas tyre Sherifi nuk ishte i përfshirë në aktivitete të rrezikshme.

Nga ekspertizat e kryera deri më tani, rezulton se në kafkën e tij ka shenja plumbi, gjë që shton akoma më shumë misterin e vdekjes së tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re