Një 5-vjeçare në fshatin Obot të Shkodrës është transportuar me urgjencë përmes një varke për shkak të përmbytjeve në zonë si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.

E mitura ka shfaqur shenja të helmimit, fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur kalimi i mjeteve të ushtrisë.

Siç shihet dhe në videon e siguruar nga FaxNeës është transportuar me varkë deri në pikën ku është bërë e mundur shkuarja e ambulancës.

Infermieri i Obotit Viçenc Gocaj, foli në lidhje me rastin e vogëlushes, ku theksoi se vajza ka qenë e sëmurë që gjatë natës së mbrëmshme dhe ai së bashku me mjekun e zonës u munduan ta mbanin gjendjen e saj nën kontroll deri sa mëngjesin e sotëm u bë e mundur të bëhej transportimi i saj në spital për të marrë një kujdes më specifik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re