Zona e Thumanës është më e goditura, pas Durrësit, nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të shkuar. Qeveria ka premtuar rehabilitimin e zonës së Thumanës dhe ka vendosur në plan rehabilitiimin e zonës, duke rindërtuar me një project të veçantë.

Në inspektimin e kryer më 8 prill të këtij viti, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i premtonte kryeministrit Rama publikisht se për 6 ditë do të hiqte gërmadhat e krijuara në Thumanë nga prishja e objekteve. “Këtë zonë për 6 ditë e pastrojmë komplet”, ishte zotimi Ahmetajt, që njihej si “Tigri” i PS-së në radhët e socialistëve.

Por kanë kaluar afro dy muaj dhe zona e Thumaës duket si një Alepo “shqiptare” e goditur nga bombardimet ajrore ushtarake, e ku njerëzit jetojnë në mes gërmadhave. Ministri Ahmetaj mashtroi publikisht me këtë premtim të tij dhe kjo situatë është jo vetëm në Thumanë. E njëjta situatë  vërehet edhe në zonën e Shijakut, ku prishja masive e pallateve po krijon problem.

Për këtë premtim të mbajtur, që e kthen Ahmetajn në një mashtrues, të njeriut më me pushtet në qeverinë “Rama”, pasi merret edhe me menaxhimin e pasojave të krijuara edhe Covid-19, pati edhe një reagim nga ana e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke publikuar videon e inspektimit të 8 prillit, Basha shrpehet se kjo tregon se qeveria dhe kryeministri kanë shkatërruar ekonominë e shqiptarëve edhe më shumë gjatë pandemisë.

“Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë. Propaganda me regji qendrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës. Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris. Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

 

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. "Puna" zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 4 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re