Thuajse gjashtë muaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, kur prokuroria nxorri pretencën për policin e akuzuar duke kërkuar 20 vite burgim, dalin pamjet filmike të ngjarjes që shokoi vendin.

Ngjarja ndodh për pak sekonda, kur dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë pasi kishte shkelur orarin policor të vendosur për pandeminë.

Klodiani është në trotuar. Siç duket nga pamjet filmike të siguruara nga Top Channel, polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon.

Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe disa hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani humb jetën.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.