Pamjet që kanë ardhur nga Beirut i Libanit kanë nga më të frikshme, ndërsa vendi është gjunjëzuar nga të paktën tre kriza të thella; ajo me pandeminë e Covid-19, financiare për shkak të keqqeverisjes dhe së fundmi e më të tmerrshmen, shpërthimin e një depoje në portin e kryeqytetit.

Kamerat kanë fiksuar momentet e shpërthimit në variante të ndryshme, a natyrisht pavarësisht sfidave të kohës, libanezët vijonin jetën dhe ngjarjet e tyre të përditshme.

Njëra prej tyre ishte pikërisht një dasëm, teksa nusja kishte dalë në bulevardin e kryeqytetit duke pozuar me vellon e bardhë në ditën më të rëndësishme të saj.

Teksa pozonte para kamerave, ndodhi shpërthimin, ndërsa gjithçka më pas si për shumicën dërrmuese të libanezëve kthehet në ankth dhe në dramë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re