Një video e re tronditëse 30 minutëshe nga kamerat me uniformat e policies, tregon minutat e fundit të jetës së George Floyd.

Një video e pacensuruar jep një përmbledhje të plotë të arrestimit të Floyd-it në 25 maj, si dhe vdekjen e tij në duart e oficerëve të policisë në Minneapolis.

Kamerat ishin në uniformat e ish-oficerëve të policisë, Thomas Lane dhe Alex J. Kueng.

Pamjet tregojnë se oficerët Lane dhe Kueng i afrohen automjetit të Floyd, i cili kishte parkuar përtej një dyqani, aty ku thuhet se tentoi tw blinte me para falso, qw ishte dhe shkaku i arrestimit.

Pasi iu tha të dilte nga automjeti, Floyd merret në pyetje nga policia ndwrsa lutet që të mos e qëllonin.

Ai gjithashtu u tha atyre se ai sapo ishte shëruar nga koronavirusi dhe se së fundmi kishte humbur nënën e tij.

Oficerët u përpoqën me forcë ta fusin atë në një makinë policie, ndërsa ai u tregon atyre për luftën e tij me klaustrofobinë dhe ankthin.

Kujtojmë, Floyd vdiq në 25 maj gjatë një arrestimi brutal dhe incidenti ngjalli protesta tw papara në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re