Mëngjesin e sotëm, një shtetase ende e paidentifikuar u gjet pa shenja jete në Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”.

Fillimisht u raportua se vdekja kishte ardhur për shkak natyrale, por disa orë më vonë, policia ka thënë për ABC News, se gjatë kqyerjes së trupit të viktimës, janë konstatuar dëmtime në pjesë  të ndryshme dhe dyshohet se është vrarë.

LEXO EDHE: E dhunuar dhe abuzuar seksualisht/ E reja që u gjet e vdekur poshtë urës së “Dajlanit” dyshohet se është vrarë

Viktima është gjetur e zhveshur dhe dyshohet se ajo është dhunuar dhe abuzuar seksualisht.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se prej dy dekadash Ura e “Dajlanit” është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme, por edhe nga Durrësi ushtrojnë prostitucion.

Policia po ashtu nuk përjashton faktin se ajo mund të jetë vrarë  diku tjetër. Një tjetër pistë është një konflikt me vajzat e tjera apo tutorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re