Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku është gjetur i dekompozuar një person brenda banesës së tij. Faxweb.al mëson se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 75-vjeç dhe prej vitesh jetonte i vetëm.

Mësohet se i moshuari jetonte vetëm në ish-konviktin e Shkollës Industriale. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa.

Mësohet se autoritetet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga roja e objektit i cili edhe ka konstatuar ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk dihet nëse i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo nga mungesa e përkujdesit ndaj tij.

“I biem ziles së telefonit dhe i shkon thirrja. Të premten këtu ishte, vetëm këto dy ditët e pushimit se kemi parë, vinte vetë këtu. Po bën 5 vjet që është i vetëm dhe që jeton këtu”, tha për Fax News një banor i zonës që e njihte të moshuarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re