Tëresisht e shkrumbuar nga zjarri ka mbërritur ne Drejtorine e Policise Fier automjeti i markës “Benz ” me të cilen eshte kryer atentati i se shtunes ne mbrëmje ne Fier ku mbeti i vrarë me 18 plumba biznesmeni Dem Backa 57 vjec.

Mësohet se automjeti i djegur është transportuar në ambientet e policisë si provë materiale e hetimit te kesaj ngjarje. Automjeti ka pasur targa të Kosovës dhe mësohet se janë fallco dhe janë vjedhur ne Kosovë . Ende nuk ka informacion nëse edhe mjeti ka qenë i vjedhur apo nëse është në pronësi të dikujt.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re