Vlora u trondit këtë të dielë (27 prill) nga një ngjarje e rëndë, ku një 58-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij.

Gruaja qe shpertheu ne lot

Bëhet fjalë për shtetasin Renato Hoxhaj, i cili ishte i punësuar si roje në një objekt ndërtimi.

Krimi ka ndodhur në një zonë ku ka edhe kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar dhe po këqyren për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes shihet edhe një grua, e cila është e veshur me uniformën e pastrimit të bashkisë. Ajo shpërthen në të qara, ndërsa dëgjohet të thotë: “E vranë e vranë… o Zot”, ndërsa i drejtohet një personi t’i thotë: “Po ti ku ishe?!”.

Njoftimi i policise

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

Kamerat e sigurise ne zonen ku ndodhi krimi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko