Policia e Shtetit njofton se ka bllokuar 8 leje drejtimi pasi drejtuesit e automjeteve janë kapur me shpejtësi që varionte nga 155 deri në 185 kilometra në orë.

Policia Rrugore njofton se prej orës 11:00 deri në orën 15:30 ka ushtruar kontroll me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, që është burim potencial për aksidente rrugore.

“Shpejtësi e frikshme në mes të ditës, në pikun e fluksit në segmentin rrugor Teg-Tuneli i Elbasanit. 8 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 155 km/h deri në 185 km/h.

Drejtues mjetesh që përdorin rrugën për të fluturuar dhe jo për të qarkulluar sipas rregullave të Kodit Rrugor, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe vënë në pikëpyetje destinacionin. Policia Rrugore do vijojë kontrollet e rrepta përgjatë fundjavës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore” njofton Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re