Skip to content

VIDEO/ “Edhe ti do ta hash supën”- Momenti kur Vangjel Dule sulmohet me vezë teksa po hynte në GJKKO, autorët: Do të ikni si këlyshët e Serbisë

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule është paraqitur paraditen e sotme në GJKKO, ku do të mbahet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkon leje për t’u betuar.

Në momentin që Dule ka qenë duke u futur në ambientet e Gjykatës është goditur me vezë nga dy qytetarë të pranishëm.

Dy personat nuk ndalen vetëm me goditjen me vezë, por shpërthejnë akuza duke i thënë: ”Si këlyshët e Serbisë do të ikni. Edhe ti do ta hash supën”, ndërsa Dule vazhdon të futet në Gjykata duke tundur kokën në shenjë revoltimi.

Sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit mbahet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë leje të posaçme që të betohet në bashki.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.

“”