Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kritikat ndaj mesazhit telefonik që i adresoi qytetarëve lidhur me koronavirusin. 

“Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete!

Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re