5 maji në Vlorë është përkujtuar ndryshe nga çdo vit tjetër. Përçarja politike mes Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Dritan Leli është vënë re edhe në ceremoninë e përvitshme në varrezat e dëshmorëve.

Në ceremoninë e mbajtur sot është vënë re mungesa e një numri të lartë përfaqësuesish politik, deputetësh e madje edhe drejtuesve vendorë.

Në varrezat e dëshmorëve nuk kanë qenë prezent deputetët, ndryshe nga vitet e kaluara, as drejtuesi politik i qarkut Gjiknuri, dhe as prefekt e kryetar qarku.

Prezent ka qenë vetëm kryebashkiaku Leli dhe i vetmi deputet i pranishëm ka qenë Vullnet Sinaj, i cili në ndryshim nga Rama që e shpalli ”të vdekur”, i ka qëndruar në krahë Lelit.

Ky pasqyrim i përçarjes mes të majtëve, reflektuar edhe në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve është vënë re edhe nga familjarët e të rënëve.

Ndryshe nga vitet e tjera në këtë përkujtim nuk është mbajtur asnjë fjalim në nderim të të rënëve.



Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re