Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, në lidhje me protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri, Sali Berisha para Parlamentit.

Rreth 800 efektivë janë vendosur para godinës së Parlamentit, ndërsa forcat RENEA  janë në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.

Po ashtu janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, efektivët janë pajisur me maska kundragaz dhe një makinë shihedhëse është parkuar aty pranë.

Kujtojmë që Kuvendit do të votojë për kërkesën e dhënies së autorizimit për arrestimin e ish-kryeministri Berisha.

“O sot, o kurrë”, është slogani i protestës së sotme, e cila do të jetë kundër uzurpimit të pushtetit të parlamentit, kundër amnistisë, që sipas opozitë, drejtësia u ka bërë pushteravë aktualë për çështjen e inceneratorëve.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta nuk do të jetë vetëm brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, por edhe para Prokurorisë së Posaçme.

“Cilido të jetë çmimi, ne do sjellim para jush çdo dokument të çdo vjedhjeje, nga cilido që e bën atë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet zgjidhja dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit dhe të drejtës në institucionin e akuzës nuk vjen kurrë. Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit”, theksoi lideri demokrat.

I bindur se opozita ka bërë gjithçka duhet për të denoncuar me fakte çdo shkelje në hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, ai thotë se tashmë është radha e qytetarëve.

“U përket juve dhe vetëm juve të thoni fjalën tuaj. Këta nuk janë prokurorë, këta janë persekutorët tuaj”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re