
“Fax News’ ka siguruar pamjet e grabitjes së filialit të bankës në Koplik rreth një muaj më parë.
Siç e shihni dhe në videon 2 minuta e 20 sekonda, tre të rinj dalin me shpejtësi nga automjeti i tyre tip “Golf” dhe me armë në duar kërcënojnë punonjësin e sigurisë.
Më pas ata kërcënojnë dhe klientët që ndodheshin brenda bashkë me punonjësit e tjerë, të cilët shtrihen në dysheme të frikësuar. Grabitësit arritën të merrnin 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 4 milionë lekë të vjetra.
Kujtojmë se ditën e sotme Policia e Shkodrës arriti të arrestojë 3 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, pas 4 javësh hetim intensiv.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb