Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e punonjësit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili u vra më 5 Dhjetor në fshatin Gajush. Ai është identifikuar si Nikoll Sherrniku, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Brilant Martinaj.

Sipas njoftimit të policisë nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e latpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Xh.P, pas një konflikti të çastit për dritat e gjata të makinës.

Faxweb.al ka arritur të sigurojë një video të bashkëpunëtorit në vrasjen e Prelës, 20-vjeçarit Brilant Martinaj, i cili shfaqet me armë në makinë. Gjithashtu burime bëjnë me dije se Martinaj shpeshherë bënte karshillëk përpara efektivëve të policisë, të cilët nuk e arrestonin për shkaqe të cilat ende nuk dihen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re