Skip to content

VIDEO- Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun/ Dinamo tripletë në Vlorë

AF Elbasani ka fituar supersfidën e javës së 15-të të Superiores, duke mundur 1-0 Vllazninë.

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” ishte tepër e luftuar, ku ‘plasën’ kartonët. Madje në minutën e 27’, Gjini u ndëshkua me të dytin e verdhë duke i lënë shkodranët me 10 lojtarë.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 48’ nga Baise Tsague, duke i dhënë “tigrave” tre pikë tepër të rëndësishme.

Elbasani rikthehet në vendin e parë të renditjes me 29 pikë, ndërsa Vllaznia bie në vendin e katërt me 25 pikë.

Fitore edhe për Dinamon që mposhti pastër 0-3 Flamurtarin në Vlorë.

Dinamo ngjitet kështu në kuotën e 26 pikëve, dy më pak se Egnatia e vendit të dytë.