Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët, nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për emergjencat civile dhe forcat kërkim-shpëtimit që, nuk kishin pajisjet e duhura për operacionet pas shembjes së ndërtesave nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Rama tha se, pavarësisht mangësive, asgjë nuk i ka penguar këto forca që të kenë sukses.

Debati:

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar.

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re